TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marredhëniet me Parlamentin, zedhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, i përgjigjet ish-deputetes demokrate Albana Vokshi. Përmes një postimi në  rrjetin social “Twitter”, Spiropali i kujton Vokshit që rritja e pagave për të gjithë mësuesit, mjekët do të pasqyrohet në pagën e marrë në muajin maj. Në shkrimin e saj, Spiropali ndër të tjera nuk kursen edhe ironinë, ndërsa shprehet se dalja nga parlamenti i ka shkaktuar probleme serioze edhe në njohuritë për institucionet shtetërore.

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”-shkruan Spiropali në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb