AKU në një reagim zyrtar i konsideron si të pavërteta denoncimet e PD lidhur me praninë në treg të produkteve të skaduara apo vezëve me salmonelë. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari u shpreh se AKU kishte fshehur njoftimet nga Italia për mocarelën e skaduar dhe të bardhën e vezëve me përmbajtje salmonele.
Por nga ana tjetër, në një deklaratë, AKU thekson se “më datë 31.5.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Mozzarella (Treccia di mozzarella pugliese (mozzarella) 200 g) me datë skadence të deklaruar gabim, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje”.
“AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 7,2 kg produkt te importuar më datë 15.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 6.2 kg.
Për sa i përket njoftimin të ardhur nga sistemi RASFF më datë 3.6.2024 për produktin në vezë të lëngshme të pasterizuar e cila ka rezultuar me prani të Salmonella spp, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:
AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 12 kg produkt i importuar me datë 10.5.2024 dhe 14.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 8 kg.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pavërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF duke shkaktuar panik tek konsumatorët”, thuhet në deklaratën e AKU.
Reagimi nga AKU
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pavërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF duke shkaktuar panik tek konsumatorët.
I bëjmë me dije opinionit publik lidhur me menaxhimin e rasteve nga ana e AKU-së për 2 njoftimet e etiketuara nga sistemi RASFF si më poshtë:
Më datë 31.5.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Mozzarella (Treccia di mozzarella pugliese (mozzarella) 200 g) me datë skadence të deklaruar gabim, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.
AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 7,2 kg produkt te importuar më datë 15.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 6.2 kg.
Për sa i përket njoftimin të ardhur nga sistemi RASFF më datë 3.6.2024 për produktin në vezë të lëngshme të pasterizuar e cila ka rezultuar me prani të Salmonella spp, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:
AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 12 kg produkt i importuar me datë 10.5.2024 dhe 14.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 8 kg.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri për garantimin e sigurisë ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.
Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:
Kjo agjencia qeveritare këtu, AKU, ka detyrimin ligjor, ka fondet dhe stafin për të mbrojtur qytetarët, për të ofruar sigurinë ushqimore. Në vijimësi kemi treguar se kjo agjenci nuk e bën detyrën, nuk ofron siguri ushqimore, nuk i mbron qytetarët. Ky dështim është me pasoja mjaft të rënda, dramatike në shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Pas denoncimit me histori konkrete për produkte të rrezikshme në treg, AKU reagoi më në fund, por duke konfirmuar në thelb shqetësimin tonë. AKU pranoi se biskota me copëza metali dhe domate me nivel të lartë pesticidesh kane hyrë në shkurt të këtij viti, por ajo, pra AKU thjesht nuk i ka gjetur. Agjencia qeveritare pohoi vetë se nuk e ka kryer detyrën.
Do ju paraqesim sot dy dokumente te tjera, dy raste të tjera, kur Italia ka lajmëruar për rrezikun e këtyre produkteve të cilët kanë hyrë në tregjet tona.
Rasti i parë, ka të bëjë me një produkt me të bardhën e vezës. Alerti vjen nga shteti fqinj për përmbajtje salmonele. Ka ardhur njoftimi me 29 maj.
AKU do të duhej të kishte reaguar menjëherë, të bënte komunikim efikas me publikun, qytetarët të ndërgjegjësoheshin e të mos blinin.
AKU nuk e ka kryer detyrën. Ka një njoftim gjysmak në faqen e saj, në muajin qershor. Pse AKU nuk e ka kryer lajmërimin menjëherë pasi autoritetet italiane kanë lajmëruar?
Kemi këtë rastin tjetër, që lidhet me një sasi mocarele që ka hyrë nga Italia. Po Italia, njofton për rrezikun e skadencës, pasi mund të kishte një gabim me datat. Alerti ka ardhur me datën 21 maj.
AKU sërish nuk e ka kryer detyrën. Ka reaguar muajin tjetër, në faqen e saj, me siguri pasi produkti është shitur.
Pse vallë AKU, nuk reagon menjëherë pasi vjen sinjali?
Pse nuk ndërgjegjëson masivisht publikun?
Pse nuk sekuestron menjëherë produktin?
Pse i jep kohë tregtarëve që të shesin mallin me rrezik?
A është kjo një vonesë e qëllimshme që lidhet me përfitime?
(BalkanWeb)