Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PD se është dënuar për trafik droge.


Pjetri ka publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, ku del se është “i padënuar”. Partia Demokratike ka akuzuar Pjetrin se ka qenë i dëbuar nga Italia.


  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Valdrin Pjetrit:


Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.

(d.xh/Balkanweb)