Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha. Dako thotë se do çojë në gjyq Bashën për shpifje.

Sot kreu i PD-së pati një takim me ambasadorin e SHBA kur përsëriti akuzat ndaj Dakos. Basha tha se Dako duhet të përfundojë para drejtësisë.

Ndërsa në reagimin e tij Dako shkruan ‘se e ka ndarë mendjen që të mos i ndahet derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit’.

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra. Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.
Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere! Por vjen s’vjen në gjyq të perballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit.”, shkruan Dako.

Dako fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb