TIRANE- Kryeministri Rama ka vendosur ti përgjigjet kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi deklaratat për çmimin e naftës me një gjëegjëzë popullore, ndoshta më të përdorurën prej shumë shqiptarëve. “Vjet thoshin do rritet nafta aq sa do bjere Shqipëria, tani pse nuk është ulur aq sa duhet! A ju kujtohet ajo çfarë uji ti japësh gomarit?”, ka shkruar në faqen e tij të Facebook, kryeministri Edi Rama.

Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi atë që ai e quajti një megaaferë të qeverisë, mosreflektimin e uljes së çmimit të naftës në tregun e brendshëm, kur në botë është ulur me 40%. Sipas kreut të PD-së janë dy arsyet që nuk lejojnë uljen e çmimit të naftës në Shqipëri, “nga njëra anë taksat e larta, në anën tjetër kontrabanda, evazioni i një informaliteti gjigand i koordinuar dhe i nxitur nga qeveria”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: