Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez deklaronte pak ditë më parë, se nëse nuk do ishin votat e vendeve si Uganda, Namibia, Shqipëria dhe Finlanda; Vinicius do të fitonte Topin e Artë. E menjëhershme ka qenë përgjigja e një gazetari nga Namibia, i cili nuk heziton t’i kundërpërgjigjet numrit një të Los Blancos.
“Janë fjalët e një të frustruari. Ai mendon se bashkëkombësit e mi dhe popujve të vendeve të tjera të përmendura nuk kanë vlerë, ai mendon se jemi njerez inferior”, tha gazetari nga Namibia, Shefeni Nikodemus.
(J.S/BalkanWeb)