MAQEDONI E VERIUT

Pas dyshimeve nga ana e Prokurorisë se ai mund të fshihej pas sulmit të 27 prillit në Kuvend, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Gruevski nga arratia shprehet se më datë 27 prill 2017 ka qenë në Vjenë dhe jo në Maqedoni.

“As nuk kam organizuar dhe as nuk kam dhënë pëlqimin për askënd që të organizojë një sulm të dhunshëm në Kuvend ndaj deputetëve. Përkundrazi, më parë se të gjithë politikanët, sapo kuptova, kërkova ta qetësoja situatën përmes rrjeteve sociale, sepse atë ditë dhe të nesërmen isha në Vjenë. Unë i bëj thirrje prokurorisë të prezantoj publikisht provat kundër meje.

Le të shohim dëshmitë materiale ose çfarëdo prove, qofshin ato nga ndonjë dëshmitar i rremë, i parëndësishëm ose i shantazhuar, ose ndonjë i dyshuar i cili është i rrezikuar ose i akuzuar në një rast të caktuar. Dua të dëgjoj publikisht se si nga pozita e kryetarit të VMRO-DPMNE-së paskam ndikuar tek ministri Nuhiu”, shkruan mes tjerash Gruevski.

Gruevski
Gruevski

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: