Yaya Toure luajti shumë pak në sezonin e tij të fundit me Manchester City-n duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar, atë të fundit në “Premier League” e cila njëkohësisht ishte edhe ndeshja e lamtumirës.

Pak ditë më parë mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk u kursye me fjalët ndaj Pep Guardiolës, duke e cilësuar atë si hakmarrës dhe si një person i cili nuk i donte afrikanët.

Së fundmi në mes të Guardiolës dhe Yaya Toure ka hyrë mesfushori Kevin De Bruyne, i cili qartësisht ka mbajtur anën e trajnerit spanjoll.

Belgu beson se ka pasur arsye shumë më pak konspirative për shokun e tij të ekipit, që të bënte të tilla deklarata kundër trajnerit Guardiola. “Nuk e di se çfarë ka thënë Yaya, ose nëse është gabimisht e shkruar, apo e ekzagjëruar. Kur nuk luani, gjithnjë ka diçka që përpiqeni ta gjeni, – tha mesfushori i Belgjikës për “BBC Ëorld Football”.

“Ne kishim sezonin më të mirë ndonjëherë, kështu që në fund trajneri mori vendimin e duhur për të luajtur me ekipin që pati më shumë aktivizim. Pra, këtë vit trajneri ndoshta mendoi se Yaya nuk ishte duke bërë mjaft, nuk ishte i aftë mjaftueshëm.”

Kujtojmë që përplasjet mes Guardiolës dhe Toure kanë nisur që te Barcelona dhe vijuan edhe në 2016, ditët e para kur trajneri spanjoll erdhi në Manchester.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb