Juristja e njohur e ekranit Eni Çobani ka reaguar pas akuzave të gazetarit investigativ Telnis Skuqi për kërcënim të jetës së tij, duke i hedhur poshtë këto pretendime. Duke folur për “jugunews.net”, Çobani thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka kontaktuar ndonjëherë Skuqin.

“Është shumë i turpshëm ky deklarim dhe përdorimi i emrit tim në të tilla deklarata krejtësisht të papërgjegjshme”, shprehet zonja Çobani.

Nga ana tjetër, ajo ka kërkuar nga gazetari Skuqi, të tërheqë deklaratën e bërë, pasi në të kundërt, do të përballet me drejtësinë për shpifje dhe cenim të figurës.

Por “Jugunews” ka siguruar tabulatin e thirrjes marrëse në telefonin celular të Skuqit, nga një numër që për gazetarin investigativ, pretendohet se është telefonuar nga Eni Cobani. Telefonata sipas tabulatit, është regjistruar në orën 15:39 minuta të ditës 28 tetor 2016 dhe biseda ka zgjatur 1 min e 18 sekonda.

 

00228.00_21_05_42.Still054-696x398

Një ditë më parë, gazetari Telnis Skuqi ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga juristja Eni Çobani përmes një telefonate të realizuar në orarin e drekës. Arsyeja ka qenë se Skuqi, e ka akuzuar Çobanin, për favorizim të R.I, në aferën me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi. Më poshtë reagimi i plotë i Telnis Skuqit në rrjetin e tij social “Facebook”.

GUXIMI I TEPERUAR I ENI COBANI
Nga Telnis Skuqi
Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), per kete fakt nuk merakosem shume, por me cuditi guximi i saj, madje thashe me vete “Ku e ka mesuar kete zanat, qe guxon të telefonoj nje gazetar dhe e kercenon hapur se do ta zhduk ate dhe familjen e tij”.
Eja gjeje kete guxim Enit, mos te mesoj Saimiri i Puneve te Brendshme?!

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: