ELBASAN

Policia e qarkut Elbasan në 24 orët e fundit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 25-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka kanosur një person për motive të dobëta, ndërsa me pas ka tentuar t’i shpëtonte policisë, por përpjekja e tij ishte e kotë.

Një i ri tjetër është vënë në pranga në Peqin, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale” Veprim që pengon zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu një 48-vjeçar është prangosur në qytetin e Elbasanit. Në momentin e ndalimit dhe pas kontrolleve, ai rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur .

Njoftimet e policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 25 vjeç,  banues në Elbasan,  si dhe u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi : A.B., 19 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në fshatin Mengël , të Elbasanit, këta shtetas  në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive të dobëta kanë  kanosur me sende të forta shtetasin A.Ll. Shtetasi B.H, më pas është larguar  nga  vendngjarje me mjetin e tij  dhe në lagjen “5 Maji” Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës. Gjatë shoqërimit për në Polici, shtetasi B.H  ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”

———–

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: I.Q., 28 vjeç,  banues në Bulqizë, për veprën penale ” Veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Si dhe është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit: L.Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat  penale ” Heqje e paligjshme e lirisë” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se shtetasi ; L.Rr,  në një banesë të braktisur  në Peqin ka mbajtur për disa orë nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë për motive ende të paqarta shtetasin I.Q.Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e  plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes , si dhe për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim”

—–

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: B.K., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën Aqif Pasha , u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: