Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi kanë shkëmbyer akuza të ashpra me njëri-tjetrin.

Berisha deklaroi një ditë më parë se Thaçi ishte burgosur për krim ordiner, e cilësoi atë si “argat të Serbisë”, ndërsa kreu i shtetit të Kosovës shprehet se ish-kreu i qeverisë shqiptare ka mbi shpinë një sërë ngjarjesh kriminale duke filluar me baltosjen e UÇK-në, vitin 1997, 1998 etj.

Në lidhje me këto akuza, ka reaguar edhe gazetari Adriatik Kelmendi. Ky i fundit me anë të një statusi në “Facebook” thotë se të tilla akuza mes liderëve politikë shqiptarë i shërbejnë vetëm Serbisë, e cila do përçarje të shqiptarëve.

Postimi i Kelmendit:

Një fakt është për brengosje: Me vrullin, ashpërsinë dhe lehtësinë me të cilën po shahen, po akuzohen dhe po etiketohen ndërmjet vete liderët politikë nga Kosova dhe Shqipëria, rrallë e hiç e kemi parë t’i shajnë, akuzojnë dhe etiketojnë as Vuçiçin, Daçiçin e Milosheviçin.

Si duket, me “tanët” po preken interesat e ngushta personale dhe po iu djegë më tepër, kurse nga Serbia është prekur (vetëm) populli të cilit këta udhëheqës po thonë se po i shërbejnë.

Mizerie!

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb