Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Partisë Demokratike drejtuar kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pejtrin, se ky i fundit është dënuar dhe dëbuar nga Italia si trafikant droge. Kryeministri Rama është treguar i prerë në reagimin e tij, teksa ka deklaruar se deri sa të zbardhet e vërteta, rrugët e Pjetrit me PS janë plotësisht të ndara.


Në një mesazh në Twitter, kreu i qeverisë është shprehur se jo Valdrini, por edhe vëllai i tij po të jetë, nuk ka asnjë shans të hedhë hije dyshimi mbi PS dhe mbi atë vetë në raport me ligjin dhe me besnikërinë ndaj popullit.


Reagimi i Ramës:
Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!


I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)