DIBER- Prokuroria e Dibrës nis hetimet pas denoncimeve për blerje votash zgjedhjet e së dielës. Organi i Akuzës ka nisur hetimet kryesisht pas rasteve të denoncuara në media. Lajmi konfirmohet për “News 24” nga zyrtarë të Prokurorisë së Dibrës. Burime nga ky institucion thanë se nuk ka denoncime konkrete për blerje dhe manipulime votash.

Ditët e fundit mediat kanë publikuar lajme shoqëruar dhe me pamje filmike për raste blerjesh të votave nga eksponentë të majtë, ku qytetarëve iu ofroheshin shuma të ndryshme për të votuar kandidatin e mazhorancës.

Ditën e zgjedhjeve TV “News 24” siguroi dëshminë e një të moshuare e cila tha se i ishin ofruar 2 mijë lekë të rinj për të votuar Muharrem Ramën. Prokuroria do kërkojë dhe administrimin e pamjeve filmike të televizioneve që kanë denoncuar këto raste.

(el.sp/BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb