TIRANE – Në takimin me drejtuesit e policive vendore, kryeministri Rama u shpreh se akuzat dhe balta që po hidhet sipas tij ndaj uniformave blu nuk duket të pengojë punën e tyre. Duke folur me statistika, kryeministri shigjetoi opozitën ndërsa tha se janë në një luftë të dëshpëruar për pushtet, për pushtetin që u marrka me forcë kur nuk merret me votë.

“Shtysë për të mbledhur fuqitë dhe energjitë e brendshme për të ngjitur në shkallë tjetër policinë. Statistikat janë në anën tonë. Flasin qartë ku ishte e ku është vendi por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt vetëm do përshkallëzohet më shume shpifje më shumë aktorë videosh dhe audiosh. Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetit që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Kjo pjesë nuk është puna juaj, është puna ime dhe e qeverisë, e juaja është të kundërpërgjigjeni me shume më tepër rezultate se sa deri më sot. Nuk e di a ju ka qëlluar të shikoni disa statistika të punës së policisë ndër vite. Ka patur më shumë vrasje vitin e shkuar po është folur më pak se sa flitet sot. Dukej sikur edhe ata që sot i festojnë me breshëri akuzash e shpifjesh sikur e kishin lënë mënjanë se s kishte mish për dhëmbët e tyre. 40 vrasje këtë vit, 43 vjet po dyfish 84 në janar shtator të 2013. Dhe më keq akoma në 2012. Sot 40 vrasje dhe në 2012, më shumë se sa dysfishi, por ja që sot ka nisur një kujë e zezë, që rreket të ushqejë cdo ditë popullin me idenë se krimi po bën kërdinë.” U shpreh Rama.

“Roma, Athina e plot të tjera e kanë më të lartë se Tirana indeksin e krimit.  Tirana ka një indekst më të lartë sigurie se Roma apo Athina. Indeksi i sigurisë në Rajon është një krahasim i Shqipërisë me ku ishte e ku është dhe ka një sërë indeksesh me të gjitha vendet e Europës. Indeksi i krimit i krahasuar mes gjithë vendeve Europiane. Vendi ynë është qartësisht pak nën mesataren e vendeve të Europës. Britania apo Suedia, Italia, Franca Bullgaria e Belgjika kanë indeks kriminaliteti më të madh se Shqipëria.” – vijoi ndër të tjera kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb