Që ky nuk ishte një sezon i mirë për Neymar ishte kuptuar, por përveç problemeve fizike që e kanë kushtëzuar në fushën e lojës, sulmuesi brazilian duhet të përballet edhe me drejtësinë. Ajo që u duk si një tentativë për të “zhvatur” lojtarin më të paguar në botë, në të vërtetë është kthyer në një ngjarje të rëndë që kompromenton imazhin e Neymar. E nisim nga fillimi. Javën e shkuar u bë publike nga mediat braziliane një akuza për përdhunim e një vajze 27-vjeçare në dëm të sulmuesit të Paris Sent Zhërmen.

Neymar Brazil
Neymar Brazil

Ky i fundit nuk e mohoi lidhjen intime, por hodhi poshtë të gjitha akuzat, madje publikoi edhe bisedën e tij me vajzën në rrjetet sociale, ku përveç mesazheve të nxehta kishte edhe foto shumë intime. Kjo lëvizje e Neymar është khyer si bumerang në dën të futbollistit, që tani akuzohet edhe për “krime informatike”. Zyrtarizimi për këtë erdhi me vizitën e pjestarëve të Policisë së Shtetit të Rios në grumbullimin e kombëtares së Brazilit. Ata I dorëzuan Neymar thirrjen për t’u paraqitur në mënyrë që t’iu përgjigjet pyetjeve të hetuesëve.

Telemmglpict000199463915 Xlarge Trans Nvbqzqnjv4bqxqudurc5yefp8agh1dpuvqguuccqqtlrrk41tz1gzwm
Telemmglpict000199463915 Xlarge Trans Nvbqzqnjv4bqxqudurc5yefp8agh1dpuvqguuccqqtlrrk41tz1gzwm

Sipas mediave braziliane, sulmuesi ka firmosur dokumentin dhe të premten do të paraqitet në komisiariat për të dhënë versionin e tij. Por “krimi informatik” është problemi fundit për Neymar. Po sipas mediave lokale, 27-vjeçarja që e akuzon për përdhunim I është nënshtruar testeve mjekësore, të cilat kanë evidentuar hematoma në trupin e saj si dhe shenja të stresit post traumatik. Këto konsiderohen si prova të forta që mbështesin akuzat e vajzës, identiteti së cilës mbahet I fshehtë, mbi tregimin e saj për ngjarjen e ndodhur më 15 maj në një prej hoteleve më prestigjozë të Parisit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: