TIRANE

Biznesmeni Ylvi Beqja është rikthyer në prokurorinë e Tiranës, këtë herë për të dëshmuar në kuadër të një hetimi të ri ndaj Emiljano Shullazit.

Foto Ylvi Beqaj Ne Prokurori
Foto Ylvi Beqaj Ne Prokurori

Me ndryshimet e reja ligjore janë Prokuroritë e rretheve që kryejnë hetime për pastrim parash për personat e përfshirë në krim të organizuar.

Dosja më e bujshme që ka në dorë  është ndaj Emiljano Shullazit dhe personi i parë i paraqitur për të dhënë dëshmi është biznesmeni Ylvi Beqja, i cili mban statusin e të penduarit, për këtë arsye Beqja shoqërohej në Prokurori me forca speciale.

Gjithcka lidhet me cështjen e ish-hotel Vollgës, në Durrës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime të forta se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Referuar dokumentacionit i dyshuari Shullazi zotëron 30 për qind të kësaj prone,  e cila shërbeu si shkak që biznesmeni Ylvi Beqja t’i paguajë nën kërcënim grupit kriminal në formën e gjobës shumën prej 500 mijë eurosh.

Krahas personazhit të shumëpërfolur, nën hetim për pastrim parash është edhe biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmia e të cilit ishte prova vendimtare për dënimin e Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Për vite me radhë për pronësinë e hotel Vollgës u zhvilluan disa procese gjyqësore, mes kompanisë Saudi Brothers dhe shtetasit Zamir Hasa. Në finale, prona, vlera e të cilës shkon mijëra euro, u regjistrua në hipotekën e Durrësit ne emër të kompanisë Saudi Brothers.

Ylvi Beqja pati deklaruar se e kontaktoi Shullazin për t’i dhënë ndihmë për regjistrimin e kësaj prone dhe në këmbim do ti jepte 20 për qind të saj,. Por kur tentoi t’ia shiste një personi tjetër, EMiljano Shullazi bashkë me miqtë e tij, kërkuan 30 përqind të sipërfaqes dhe një gjobë në vlerën e gjysmë milioni euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb