Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata deklaron se Voltana Ademi kryetarja e Bashkisë Shkodër do të mbetet në detyrë deri në ardhjen e kryetarit të ri të Bashkisë. Ky përfundim sipas tij, vjen pas situatës së krijuar me Valdrin Pjetrin i dalë nga votimi i 30 qershorit.

Në News24, në rubrikën “Opinion” Gjata tha se çështja kryesore nuk është Valdrin Pjetri, por Rama.
“Po nuk iku Rama, është si një gjendje që prodhon kancer, vetëm zullume, vetëm probleme.Nëse Prokuroria konfirmon dënimin për Pjetrin, do kalojë në KQZ dhe do shkarkohet. Pashë Zotin, mendon se nuk e di Rama këtë çështje? Apo të Vangjush Dakos, që u izolua nga SHBA, apo të Saimir Tahirit.
Zor i madh të gjesh një vendim gjykate sot. Prokuroria nuk e ka verifikuar, sepse ditën e parë që ka ardhur në detyrë Arta Marku, hoqi nga detyra drejtorin për dekriminalizimin”, tha Gjata.

Ai theksoi se Ademi do qëndrojë, derisa të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme.
“Pjetri nuk ka bërë detyrën, nuk është kryetar bashkie. Ai nuk mund të betohet, ndaj quhet sikur s’ka qenë kurrë, prandaj nuk mund të caktohet një datë për zgjedhje në Shkodër.
Do qëndrojë zonja Ademi në detyrë deri sa të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti ka caktuar një datë më 13 tetor. Ne si PD kemi një problem shumë më të madh se një bashki e vendit. Pjetri nuk ka bërë ende betimin, ndaj nuk mund të llogaritet si kryetar. Ai nuk mund të betohet në këto rrethana, ndaj nuk quhet si i tillë e s’mund të ndërhyjë këshilli i ministrave as presidenti.
Zonja Ademi e ka në ligj që do qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e kryetarit të ri nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Është e detyruar deri sa të vijë tjetri”, theksoi Gjata.
Ai deklaroi se opozita do të vazhdojë protestat në shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb