DURRËR

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg Florenc Çapjan, arrestuar pak ditë më parë gjatë një operacioni policor në Elbasan.


Në seancën e zhvilluar sot për masën e sigurisë të Florenc Çapjes, relatori i Çështjes Tritan Hamitaj, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan, atë të “arrestit me burg”.


Ndaj Çapjas rëndon akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/b, 25 dhe 278/2 Kodit Penal, materiale që ju dërguan Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme


(BalkanWeb)