SHKODËR

Kreu i ri bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas kërkesës së PD, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, për hetim të pastërtisë së figurës ndaj tij. Në një bisedë telefonikë për “BalkanWeb” Pjetri tha së është njohur mbi shkresën e sekretarit të përgjithshëm të PD, i cili sipas tij bazohet në ‘indicie publike’.

“Sigurisht që jam shumë i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi “ Indicie Publike”. Askush më mirë së Institucioni i Prokurorisë së Pergjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe cdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.

Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partise Demokratike.” u shpreh kryebashkiaku Pjetri për “BalkanWeb”.

Përmes një shkrese drejtuar Prokurisë së Përgjithshme, PD kërkon verifikimin e pastërsisë së figurës për z.Pjetri. Në kërkesën, e cila mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi thuhet se ka indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb