Aktori i Hollywood, Kevin Spacey është shpallur i pafajshëm pas një gjyqi katër javor në Londër, pas akuzave për sulme seksuale.
64-vjeçari është parë me lot në sy, ndërsa Gjykata e Kurorës Southwark e shpalli atë të pafajshëm për shtatë akuza për sulm seksual dhe dy akuza për vepra të tjera të rënda seksuale.
Akuzat përfshinë një periudhë midis 2004 dhe 2013, kur Spacey shërbeu si drejtor artistik në teatrin Old Vic në kryeqytetin britanik. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha.
Spacey ka fituar dy çmime Oscar për rolet e tij në “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”. Ai i është rikthyer aktrimit vitet e fundit pas largimit nga “House of Cards”.
Aktori luajti gjithashtu në serialin e Netflix për pesë sezone përpara se të pushohej nga puna në vitin 2017 për akuzat për sjellje të pahijshme brenda dhe jashtë setit.
(BalkanWeb)