Kreu ukrainas i Shërbimit Shtetëror për Komunikime Speciale dhe Mbrojtjen e Informacionit dhe zëvendësi i tij u shkarkuan me urdhër të presidentit Volodymyr Zelensky. Dyshohet se shkarkimi vjen si pasojë e korrupsionit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, janë pushuar nga detyra Yuriy Sykhol, kreu i Shërbimit Shtetëror për Komunikime Speciale dhe Mbrojtjen e Informacionit të Ukrainës (SSSCIP) dhe zëvendësi i tij, Viktor Zora.
Autoritetet ukrainase dyshojnë se zyrtarët në fjalë kishin blerë softuer me një çmim të tepruar nga dy kompani që dyshohet se i kontrollonin në një shitje që ishte e mbyllur për ofertuesit e tjerë, tha Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës.
(BalkanW eb)