Lufta e Ftohtë nuk ka mbaruar akoma. Kjo vihet re tek shkëmbimi i të burgosurve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Moska liroi një punonjëse të inteligjencës amerikane nga Los Anxhelos e cila u dënua fillimisht me 12 vjet burg për spiunazh në dobi të Ukrainës, në këmbim të një personazhi gjermano-rus të akuzuar për krijimin e një rrjeti global kontrabande të pajisjeve elektronike për ushtrinë ruse.

Shkëmbimi, i cili u zhvillua në aeroportin e Abu Dhabit, u konfirmua nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së dhe Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb