Lirohen gazetari dhe ish-punonjësja e AMP-së, të cilët akuzohen se përmes një faqeje në internet denigronin titullarë institucionesh, kryesisht të Policisë së Shtetit.

Mësohet se Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik, të arrestuar pasi në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i tyre u cilësua i ligjshëm nga ana e gjykatës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ata kanë shfaqur pendesë ne gjykate dhe kanë kërkuar falje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb