Gjykata Penale e Tiranës cakton masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ për dy infermieret Glesantina Saraci dhe Nazime Mulla, të cilat akuzohen se fshehën vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në azilin e pleqve në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se për autorin Zyhdi Shehi u caktua masa e sigurimit shtrim i detyrueshëm në psikiatri.
Zyhdi Shehi akuzohet se tre ditë më parë vrau shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho duke e goditur me bastun hekuri.
Ndërkohë, infermieret e turnit akuzohen se në vend që ta raportonin ngjarjen në polici, kanë tentuar ta fshehin krimin.
(BalkanWeb)