KORE E JUGUT– Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar për shkarkimin e presidentes së vendit, Park Geun Hye pas një skandali për korrupsion. 234 deputetë votuan pro, ndërsa 56 kundër. Mes anëtarëve që votuan pro shkarkimit të saj kishte edhe nga ata të partisë së presidentes.

Tashmë autoriteti i presidentes Park Guen Hye i kalon keministrit Heang Kyo-ahn. Gjykata kushtetuese është ajo që pritet të vendosë nëse Park Guen Hye do të largohet përfundimisht apo do ta kthehet sërish në detyrë. Vendimi pritet të merret brenda 30 ditësh. Nëse gjykata e miraton vendimin e parlamentit, Park do të jetë liderja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike e Koresë së Jugut, që e largojnë nga detyra.

Ajo akuzohet për abuzim të detyrës dhe se ka ndihmuar shoqen e ngushtë Choi Soon-sil, e cila ndodhet nën arrest, për të marrë para nga kompanitë e Koresë së Jugut.

Akuzat kanë nxitur protesta masive në Seul dhe në shumë qytete të tjera të këtij shteti duke kërkuar largimin e saj nga posti i presidentes.

Megjithatë, edhe pse Park Guen Hye i ka mohuar gjithnjë akuzat kundër saj, pas votës në parlament ajo kërkoi ndjesë për kaosin që është krijuar në vend duke u shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së saj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb