GJKKO shtyn në datë 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës, për procesin ku akuzohet për mega-grabitjen ne aeroportin e Rinasit.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se seanca u shty pasi mungonte për arsye shëndetësore gjyqtarja e çështjes.

Ndaj Talo Çelës u caktua masë e re sigurie pasi akuzohet si pjesë e grupit të Franc e Hajdar Copjas që u godit nga SPAK javë më parë.

Talo Çela është në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2019. Në këtë dosje, Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: