Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëroi një muaj paraburgim për Ministrin e Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës Nenad Neshiç, drejtorin e “Rrugëve të Republikës Srpska” Milan Dakiç dhe Mladen Luçiç, pronarin e kompanisë “Legjenda ” nga Sarajeva, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës për komplot për kryerjen e veprave kriminale, pastrim parash, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në njoftimin për media të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të publikuar në faqen e këtij institucioni gjyqësor, thuhet se masa e paraburgimit për Neshiçin, Dakiçin dhe Luçiçin është caktuar “nga frika se do të shkatërrojnë, ndryshojnë ose falsifikojnë provat dhe gjurmët e rëndësishme për procedimin penal”.

Ditën e djeshme është mbajtur seanca në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës, në të cilën Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka kërkuar ndalimin e të treve.

Para seancës së caktuar, Neshiç përfundoi në urgjencë dhe u sëmur pas seancës, pas së cilës u shtrua në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS) për shkak të presionit të lartë të gjakut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb