Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë nuk ka pranuar kërkesën e tij, pasi ai është i përfshirë në dosjen e njohur si “Revanshi”.
Ndreca u arrestua pas daljes në komunikime lidhur me kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, ai u arrestua nga policia e Lezhës për një serrë ku kultivohej kanabis sativa. Pas dy ditësh në qeli, gjykata e la atë të lirë.
Megjithatë, pas lirimit, me një vendim të SPAK, Armando Ndreca iu vendosën prangat përsëri. Ai akuzohet nga SPAK për prodhimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në kuadër të një grupi kriminal.
Në dosjen ku përfshihet Armando Ndreca, me urdhër ndalimi, janë gjithashtu ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka, si dhe vëllezërit Avdyli dhe të tjerë.