TIRANË- Një 35-vjeçare Bullgare e akuzuar për trafik droge u ekstradua sot nga Tirana drejt Bullgarisë.

“Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Tirana, drejt Bullgarisë i shtetases bullgare Nina Sahatchieba, 35 vjeçe, banuese në Bullgari .

Autoritetet Gjyqësore të Rajonit – Ruse/Bullgari, kanë lëshuar në ngarkim të shtetases SAHATCHIEBA, urdhërin e arrestit për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 354 a, 2,1, neni 2/2 dhe 53 të Kodit Penal Bullgar.”- bëhet me dije nga Interpol Tirana. 35-vjeçarja akuzohet për trafikimin e 4.1 kg kokainë.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Sofie/Bullgari, është arrestuar shtetësja bullgare Sahatchieba, nga shërbimet policore aeroportuale të Aeroportit të Rinasit, pasi gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportave kjo shtetase rezultoi e kërkuar në nivel nderkombëtar nga Interpol Sofia/Bullgari.”-sqaron Interpol Tirana.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: