SHKODER– Në kuadër të operacionit të koduar “ICE MAN”, policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për ‘vjedhje me armë’.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen të kërkuarit, policia ndërmori operacionin në zonën e Mabës së Lezhës, ku u bë e mundur kapja dhe ndalimi i Astmer Bilali, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ky i fundit ishte në kërkim për veprën penale të vjedhjes, ndërsa u gjet i strehuar në një banesë. Sipas policisë, në 8 korrik 2016 , me urdhër të prokurorisë, gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” ndaj 28-vjecarit. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: