TIRANE-Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katërfishtë të policëve në gusht të vitit 2009 si dhe Mark Frroku i dënuar me 7.5 vjet burg për pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndertim të paligjshem i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesën për t’u përcaktuar qendrën e votimit.

Gjykata e Tiranës pritet të marrë vendimin sot, ndërsa pranë saj ka masa të shtuara sigurie.

Dritan Dajti po rigjykohet në Apelin për Krimet e Rënda, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, të shpallur në korrik të vitit të kaluar.

Në Gjykatë janë paraqitur gjithsej 81 kërkesa për lejim votimi nga te cilat 53 janë në gjykim, 25 janë pranuar, 1 kthim aktesh, 1 rrëzim dhe 1 është pushuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: