Një person është arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu dje në Los Anxhelos, sipas raportimeve nga New York Post.

Policia e Los Anxhelosit ka nisur një hetim për zjarrvënie dhe i dyshuari është identifikuar si i pastrehë. Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit konfirmuan arrestimin, por detaje rreth identitetit të tij dhe motivet e mundshme ende nuk janë zbuluar.

Sipas Zyrës së Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri, zjarri ka prekur një zonë të kodrave perëndimore dhe fshehur mes Los Anxhelosit dhe Venturës, duke u shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 800 hektarësh. Shefja e zjarrfikësve në Los Anxhelos, Christine Crowley, njoftoi se flakët u përhapën shpejt.

“Rreth 20 deri në 30 minuta më vonë, e kapën të dyshuarin në Woodland Hills,” tha Charles Dinsel për NewsNation, duke shtuar se ende nuk është e qartë se si ka filluar zjarri. “Fakti është se zjarri po hetohet si krim,” theksoi Dinsel.

Zjarrin në Palisades ka shkaktuar dëme të mëdha, duke shkatërruar pothuajse tërësisht një pjesë të Palisades së Paqësorit në Los Anxhelos, sipas imazheve satelitore të reja nga Maxar Technologies.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit ka raportuar për 10 vdekje të lidhura me zjarret që nga mbrëmja e kaluar, por emrat e viktimave ende nuk janë bërë të ditur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb