Pak orë para arrestimit të tij për përfshirje në një sherr të dhunshëm në Pejë, reperi Noizy kishte njoftuar se sot do të ishte në Sarandë. Përmes një postimi në Instagram, Noizy kishte njoftuar ndjekësit e tij se bashkë me Elvana Gjatën, Peggy Zina dhe Niko Makropoulos do të performonin në një lokal nate. Por duket se policia i ka prishur ‘planet’ këngëtarit, i cili prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.

Policia e Kosovës njoftoi në një deklaratë publike që kërkonte ndihëm e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Noizyt dhe Dj të tij Crax. Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshoi urdhër arrest për ta.

Këngëtari dhe DJ i tij u kërkuan nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht. Kujtojmë se dje Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Sipas policisë së Kosovës, Stresi është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.

Vetë ai është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj personazhit të njohur si Medi Iseni, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: