Diamand Tema, youtuberi shqiptar me 870 mijë subscribers në kanalin e tij është shpallur në kërkim nga shteti turk.

Ai akuzohet se ka sulmuar partinë në pushtet të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirjet islamike.

Ndaj, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç, ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Youtuberit, me akuzën për “nxitje urrejtjeje në publik dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese dhe provokuese të përdorura për Profetin Muhamed.

Mimoza Elezi, nëna e 30-vjeçarit shqiptar tregoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se djali i saj nuk ka fyer askënd dhe po akuzohet pa të drejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: