Autoritetet në Rusi kanë arrestuar një 16-vjeçar të akuzuar për “tentativë sabotimi të hekurudhës me udhëzimet e shërbimeve të inteligjencës ukrainase”.
Komiteti hetimor njoftoi sot se i akuzuari është arrestuar në rajonin Kirov, në Rusinë qendrore.
Sipas raportimeve, ai synonte t’i vinte zjarrin dy kutive sinjalizuese në Hekurudhën Trans-Siberiane.
Kjo mund të kishte çuar në përplasje të trenave ose dalje të trenit nga shinat dhe gjatë arrestimit u sekuestrua materiali për prodhimin e mjeteve shpërthyese, thuhet në njoftim.