Antonio Conte rrezikon pezullimin. Në Itali ditën e sotme bëjnë me dije se tekniku i Napolit rrezikon një pezullim nga komisioni disiplinor, për shkak të akuzave tepër të rënda që ka tekniku bëri ndaj sektorit të arbitrimit e mbi të gjitha ndaj arbitrave në VAR, pas episodit të 11 metërshit të akorduar në favor të Interit, në sfidën e së dielës të zhvilluar në San Siro.

Flitet se presidenti i federatës Gabriele Gravina, ka mbetur i befasuar nga dekalrata e Contes. Ndaj komisioni disiplinor ka nisur të lëvizë menjëherë, për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi për Antonio Conten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: