“Ju betohem se për mua ka qenë një rrufe në qiell të pastër. Unë s’kam bërë asgjë as kundër Ukrainës as kundër asnjë shteti tjetër’, ka thënë Al Bano Carrisi duke komentuar për Ansa-n, vendimin e Ukrainës për ta vendosur atë në listën e zezë. ‘Unë–ka thënë Al Bano- shkoj, këndoj këngët e mia, këndoj si një njeri i paqes dhe do vazhdoj të jem kështu sepse jam një njeri që besoj’.


Ministria e Kulturës ukrainase vendosi një ditë më parë Albano Carrisi (Al Bano) në listën e njerëzve që i konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare. Lista e zezë është përpiluar dhe përditësuar nga ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, të Shërbimeve Sekrete dhe të Këshillit të Radiove dhe Televizioneve kombëtare.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Al Bano dhe Romina Power në vitet 80 dhe 90 ishin shumë të famshëm edhe në Bashkimin Sovjetik. Këngëtari puljez nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për presidentin rus Vladimir Putin. ’E kam takuar tre herë-ka thënë ai në një intervistë- në vitin 1986, gjatë një turneu në Rusi, bëra 18 koncerte në Leningrad dhe 18 në Moskë. Në një prej këtyre koncerteve prezent edhe presidenti rus, në atë kohë shef i Kgb.


“Për Putin mendoj që ka bërë një punë shumë të mirë për Rusinë, por nuk jam dakord për çdo gjë me të’ ka thënë Al Bano.’ Kam parë se si është sjellë ai gjatë periudhës së kaosit në Siri dhe mendoj se reagimi i tij ka qenë perfekt. Ai ka bllokuar Obamën që donte t’i shpallte luftë Sirisë dhe ka qenë pikërisht ai që e ka ndaluar’. Kur Al Banos i është kërkuar seç mendon për viktimat civile sirianë, të shkaktuara nga Moska, Al Bano është përgjigjur se ‘për fat të keq gjëja më e çmendur në botë është lufta, që ‘kur vjen nuk sheh në fytyrë askënd. Kështu, duhet ta heqim nga fjalori fjalët ‘luftë’. Vetëm atëherë mund ta konsiderojmë veten njerëz’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb