Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, paralajmëron ndryshime të mëdha në skuadër duke nisur nga sezoni i ri: “Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë që i takojnë, nuk jemi këtu për tu argëtuar por për të punuar më shumë. Nuk pranoj më sjellje si yll. Nëse dikush nuk është dakord me këtë atëherë e ka derën të hapur”, u shpreh Al-Khelaifi, i cili nuk preferoi të flas me emra të përveçëm por nëse i referohemi L’Equipe, klubi parisien është duke vlerësuar mundësinë për një largim të mundshëm të Neymar.

Neymar Lequipe
Neymar Lequipe

E vetmja skuadër e cila vijon të jetë e interesuar për Neymar është Barcelona pasi Real Madrid është tërhequr nga kjo ide, sulmi është i kompletuar me ardhjen e Hazard dhe Jovic.

Sport Neymar
Sport Neymar

Thirrja e presidentit Al-Khelaifi është e qartë, kërkon ndryshim kursi, mbi të gjitha në europë, ku pavarësisht se ka investuar shumë, vijon të dështoj në Champions League. Për këtë arsye ndryshimi i parë erdhi nga stafi i tij, ku Leonardo u rikthye të marr vendin e drejtorit sportiv: “U binda sa ka ardhur momenti të ndryshojmë diçka, nëse jo, nuk do shkonim asgjëkund, kam besim absolut te Leonardo”, u shpreh presidenti i PSG në një intervistë për France Football.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb