Anija gjermane e shpëtimit, “Alan Kurdi” me 65 migrantë të shpëtuar në bord po merr drejtimin e Lampeduzës, megjithëse autoritetet italiane i kanë ndaluar zbarkimet e emigrantëve. Sërish rrezikon grindje me Italinë.


“Ishulli italian është porti më i afërt që gjendet. Aty të shpëtuarit mund të sillen më në fund në një vend të sigurt, sepse kështu e kërkon e drejta ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të organizatës humanitare gjermane.


Pas dramës me kapitenen e Sea Watch, Carola Rackete kërcënon një grindje e re mes Gjermanisë e Italisë. Ministri populist i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka theksuar, se „Alan Kurdi” nuk mund të hyjë në Itali edhe në rastin e shpërndarjes së refugjatëve mes vendev të tjera italiane. Ai kërkoi nga ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer të marrë përgjegjësi për anijen.


Shumica e të shpëtuarve janë të rinj
Sipas të dhënave të Sey-Eye 39 nga 65 migrantë thonë se janë ende minorenë. Më i riu është 12 vjeç. 48 migrantë vijnë nga Somalia, dy janë libianë. Njëri prej migrantëve rrëfen, se ka tre vjet që është larguar nga vendlindja, atij i janë dashur muaj të kalojë shkretëtirën, një shok e ka humbur në kufirin libian. Anija e shpëtimit “Alan Kurdi” ndodhej sipas të dhënave të shërbimit të anijeve të publikuara në internet rreth 185 km në jug të Lampeduzës. Me një shpejtësi prej 13 km në orë, udhëtimi deri në ishull pritet të zgjasë 14 orë.