Debutimi në këtë sezon të La Liga ishte një dështim i vërtetë për Barcelonën. Kampionët spanjollë u mundën 1-0 në transfertën e Athletic Bilbao, por kjo disfatë ka mbushur plot infermierinë e skuadrës katalunjase. Dhimbje kokë për trajnerin Ernesto Valverde, që për momentin ka në dispozicion vetëm Antoine Griezmann në repartin sulmues, por edhe francezi nuk ka shpërblyer pritshmëritë e mëdha dhe investimin e rëndësishëm në merkaton e verës.


A88571c5 99d8 40c3 9024 15a7560c0a3e
A88571c5 99d8 40c3 9024 15a7560c0a3e

Konfirmimi vjen nga vetë klubi katalunjas që ka bërë publike shkallën e dëmtimeve të Ousmane Dembele dhe Luis Suarez. Sulmuesi francez është lënduar në bicepsin femoral dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën pesë javë.


1168466048.jpg
1168466048.jpg

I dëmtuar nga sfida e së premtes në transfertën baske doli edhe Luis Suarez, ndërsa për uruguajanin parashikohet një stop prej tre javësh. Në emergjencë të plotë, stafi mjekësor I klubit katalunjas kërkon të përshpejtojë rikuperimin e Lionel Messi.


Mfile 1475603 1 L 20190820023843
Mfile 1475603 1 L 20190820023843

Argjentinasi mungoi në ndeshjen e parë të sezonit ndërsa mund të skarifikojë për t’u rikthyer në fushë në përballjen kundër Betis, në program për t’u luajtur të dielën në mbrëmje në “Camp Nou”.
(balkanweb)