Prej kohësh Elseid Hysaj shihet gjithnjë e më larg Napolit, të dy palët publikisht dhe nën zë kanë shprehur dëshirën e tyre për ti dhënë fund këtij bashkëpunimi. Hysaj kërkon më shumë minuta, diçka të cilët Ancelotti nuk ia ofron, në kushte të tilla anësori kuqezi ka kërkuar largimin, fakt të cilin e përsërit në çdo dalje publike edhe agjenti i tij. Gjatë verës, Hysaj ishte shumë pranë largimit por në fund pengesë u bë klubi i Napolit të cilët kërkonin minimalisht 20 milion euro për kartonin e tij.


Hysaj Elsi
Hysaj Elsi

Situata nuk ka ndryshuar as këtë fillim sezoni, Hysaj nuk është preferencë e parë ndërsa ofertat për të nuk kanë munguar, mbi të gjitha Roma e cila kërkon me insistim shërbimet e tij. As Napoli nuk ishte kundër këtij largimi deri pak ditë më parë por gjërat duket se janë përmbysur. Dëmtimi i rëndë që ka pësuar Kevin Malcuit, apo përjashtimi i Ghoulam nga projekti i Ancelottit, e lë Napolin zbuluar nga krahët, vetëm Di Lorenzo mbetet anësor tipik. Duke qenë përballë një situatë të tillë, drejtuesit e klubit kanë kthyer sërish vështrimin nga Hysaj, i cili gjithashtu është në fazë rikuperimi.


Hysaj
Hysaj

Sipas mediave italiane, Napoli po mendon ta nxjerr nga merkato Hysajn, por edhe në këtë pikë janë në dizavantazh me lojtarin pasi Hysaj është në prag skandencë të kontratës, në janar duhet ti ofrojnë rinovim të kontratës ose duhet ta shesin, në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametra zero.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: