Ndaj Empolit, Berat Gjimshiti rezultoi një nga lojtarët më të mirë në fushë, paraqitja e tij i dhuroi dhe një vend në formacionin më të mirë të javës në Serie A, por qendërmbrojtësi doli nga fusha i dëmtuar duke alarmuar jo pak trajnerin Gasperini, por dhe tifozët kuqezi.

Fillimisht dyshohej për një dëmtim serioz në kavilje, por me sa duket ka qenë thjesht një goditje.

Gjimshiti
Gjimshiti

Mediat italiane shkruajnë se Gjimshiti është rikuperuar plotësisht, ka kaluar shqetësimin që kishte në kavilje dhe është përfshirë në grupin e lojtarëve që janë në dispozicion të Gasperinit për takimin e fundjavës kundër Venezia-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: