Ajo që Rino Gattuso kishte parashikuar por bëhet realitet, humbja në derbi po jep efektet e para në shtëpinë e Milanit. Përpara sfidës kundër Interit gjithçka po shkonte në mënyre perfektë për “djallin” por pikërisht ajo disfatë në derbi ka sjell një efekt domino shumë negativ. 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit, përfshi këtu edhe derbin, kanë bërë që ambienti kuqezi të tronditet, mbi të gjitha objektivi i tyre kryesorë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Për momentin vijojnë të jenë në vendin e 4-ët por rivalët i janë afruar shumë, Lazio me dy ndeshje më pak ndodhet 4 pikë larg.

Ndaj Udinese, Milan humbi jo vetëm dy pikë por dhe shërbimet e Donnarummas dhe Castillejos. Lajmi i vetëm pozitiv ishte rikthimi tek goli i Piatek. Pikërisht golat e polakut kërkohen më insistim në këtë pikë pasi në dhjetë ditët e ardhshme, Milan luan fatet e sezonit, 3 sfida të zjarrta (Juve, Torino, Lazio). Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, të shtunën, Milan duhet të bëjë pa shërbimet e Donnarummas dhe Paqueta ndërsa shpreson të rikuperojë Kiesse, Suso, Conti, dhe Rodriguez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: