Milano është zgjuar këtë mëngjes në ankth pasi sfida Milan-Napoli pritet të sjell përplasje ndërmjet tifozëve. “Alarm në Meazza”, ky është titulli i “Il Mattino”, i cili i referohet faktit se 400 ultras të Napolit do të jetë të pranishëm në stadium.


Mbi 10 mijë tifozë napolitan do të ndjekin live këtë takim në “San Siro”, në këto kushte, pritet që niveli i sigurisë të jetë maksimal.


E kaluara e freskët por dhe atë që përfaqësojnë tifozët e Napolit, të cilët njihen për dhunë, ka bërë që i gjithë qyteti i Milanos të jetë në gjendje alerti.Forca të shumta policie pritet të jetë të angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e këtij takimi.


(BalkanWeb)