Juventus e sheh veten në emergjencë totale në vigjilje të sfidës kundër Aston Villa-s, në program për t’u zhvilluar të mërkurën. Janë jo pak, por tetë lojtarë që nuk janë në dispozicion të trajnerit Motta për këtë takim.
Përveç Brmer dhe Cabal, të cilët kanë mbyllur sezonin, prej kohësh mungojnë edhe Douglas Luiz, Nico Gonzalez, Adzic, Milik, por Motta duhet të bëjnë në këtë takim edhe pa Dusan Vlahovic dhe McKennine.
Situata është me të vërtetë shqetësuese, duke detyruar trajnerin e Zonjës së Vjetër të shpik një formacion nga e para.
(BalkanWeb)