Nuk kanë rënë në “vesh të shurdhët” fjalë e thënë nga Antonio Conte pas humbjes më përmbysje që pësoi kundër B.Dortmund. Drejtuesit e klubit ziklatër janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur opsionet e duhura në merkaton e janarit. Sulmi është reparti që kërkon një zgjidhje emergjente duke parë dhe dëmtimin e gjatë të Sanchez, Conte ka nevojë për një zëvendësues, sezoni është i gjatë për tu kaluar vetëm me Lukakun dhe Lautaron.

Olivier Giroud
Olivier Giroud

Emri i parë në listën e dëshirave është Oliver Giroud, në skadencë kontrate me Chelsea. Sulmuesi francez përfiton 8 milion euro në sezon, një shumë e madhe për Inter por lojtari ka dhënë dritën jeshile për të negociuar me klubin ziklatër. Giroud plotëson të gjithë kriteret e Contes, mbi të gjitha është një lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare.

Vidal
Vidal

Një tjetër repart që ka nevojë për përforcime është edhe mesfusha. Emrat këtu mbeten të njëjtë, Vidal ose Raktic. Dy lojtarët e Barcelonës pëlqehen shumë nga Conte, e rëndësishme është të vij njëri prej tyre. Jo vetëm sulmi dhe mesfusha, ndonjë përforcim mund të ishte i mirëpritur edhe në mbrojtje. Darmian dhe Florenzi janë dy lojtarët që kanë përfunduar në listën e Marottas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb