Rëndohet situata e krijuar nga fruthi, numri i të prekurve gjithnjë në rritje. Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të vaksionohen pasi deri më tani ka 91
persona të prekur.

“Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksionohen pasi vihet re se numri i rasteve të prekur nga fruthi është në rritje. ISHP bën me dije se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.
ISHP informon qytetarët se për vitin 2019 numri i të prekurve me fruth është 91 raste (pozitive)”,- thuhet në njoftimin e ISHP.

Sipas të dhënave të ISHP grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Numri më i lartë i rasteve 55 raste(60.4%) ndodhen në Tiranë, Lezha 10 raste(11%), Durrësi 7 raste(8%).

52016705 2013662815594079 5649282686154440704 N
52016705 2013662815594079 5649282686154440704 N

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb