Tërmetet e fuqishme me magnitudë 6.4 dhe 7.1, të ndjekur nga rreth 100 mijë lëkundje të tjera në Kaliforni bënë që të ndodhnin gjëra të çuditshme. Shkencëtarët mendojnë se lëvizjet e fuqishme kanë vënë në lëvizje 20 pllaka të tjera më të vogla, që kanë qenë pa lëvizur për rreth 500 vite.

Sipas shkencëtarëve, lëvizjet e fundit të pllakave kanë bërë që situata e tyre të ndryshojë në rajon për herë të parë në 500 vite, dhe pasojat që mund të ndodhin janë totalisht të paparashikueshme.

“Me pak fjalë, nuk e dimë se ç’do të thotë. Por është befasuese, sepse nuk ishte parë ndonjëherë pllaka në zonën Garlok që të lëvizte. Por tani e ka ndryshuar papritur sjelljen”, tha gjeologu te universiteti i Kalifornisë, Zakari Ros.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb