Policia e Kosovës ka njoftuar se pas të gjitha veprimeve hetimore që kanë ndërmarrë gjatë ditës, nuk kane rezultuar me gjetjen e ndonjë mjeti të dyshuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorinë Speciale, dhe rreth orës 15:00 është liruar vendi i ngjarjes dhe rruga për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Ndërkohë sot rreth orës 10:30, në zyrën e pranimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë pranuar tri (3) thirrje telefonike.

Në këto thirrje telefonike është lajmëruar një person mashkull ka kanosur me vendosje tritoli në institucionet e drejtësisë konkretisht Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se sa i përket identifikimit të personit të dyshuar i cili ka kryer kanosjen me mjet shpërthyes, Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në identifikimin e personit dhe abonuesit të numrit të telefonit nga i cili është kryer kanosja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: