Kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga ndotja plastike, duke shtuar frikën e ekspertëve se elementët mikroplastikë po shfaqen gjithandej në mjedis duke e gjetur rrugën në zinxhirin ushqimor përmes kripës në ushqimet tona.

Pas zbulimeve të kësaj jave të gazetës britanike THE GUARDIAN rreth niveleve të kontaminimit plastik në ujin e rubinetit, studime të reja kanë treguar se grimcat e vogla janë gjetur në kripën e detit në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë, si dhe Kinë e tashmë në SHBA.

Studiuesit besojnë se pjesa më e madhe e ndotjes vjen nga mikrofibrat e plastikes dhe përdorimi i shisheve të ujit, artikujt që përbëjnë shumicën e mbeturinave plastike. Deri në 12.7 milion ton plastike hyn në oqeanet e botës çdo vit, ekuivalent me hedhjen e një kamioni mbetjesh plastike çdo minutë në oqeanet e botës, sipas Kombeve të Bashkuara.

“Jo vetëm që plastika është e përhapur në shoqërinë tonë sa i përket përdorimit të përditshëm, por ato janë të përhapura në mjedis”, tha Sherri Mason, profesor në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut i cili drejtoi hulumtimet më të fundit mbi ndotjen plastike në kripë.

“Plastika është e kudogjendur, në ajër, ujë, ushqim etj”. Hulumtimi i The Guardian tregon pranine e plastikes në 12 lloje të kripës duke përfshirë 10 lloje produktesh te kripës të blerë nga dyqanet ushqimore të SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb